Këta janë dy shkenctarët e vitit 2018 në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka ndarë sot çmimin “Shkencëtar i vitit” dhe “Shkencëtar i ri i vitit” për vitin 2018, çmim ky tradicional që iu ndahet shkencëtarëve të dalluar në punën e tyre kërkimore shkencore gjatë vitit.
Çmimi “Shkencëtar i Vitit”, iu nda Dr. Driton Vela nga Departamenti i Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ndërsa, çmimi “Shkencëtar i ri” iu nda Dr. Valdet Uka nga dega e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Me këtë rast, ministri Bytyqi uroi fituesit e çmimit dhe i përgëzoi ata për angazhimin në punën e tyre kërkimore shkencore, njëherësh i inkurajoi që të vazhdojnë më tutje me veprimtarinë e tyre.

Lexo edheMbi 100 milionë klikime në YouTube për hitin “Sweet but Psycho” të shqiptares Ava Max
Ministri Bytyqi theksoi nevojën më të madhe të angazhimit institucional në përkrahje të hulumtuesve shkencorë, ndërsa tha se duhet të shfrytëzohen edhe mundësitë e përfitimeve nga fondet ndërkombëtare.
Ministri Bytyqi përmendi anëtarësimin në COST, e po ashtu edhe programin Horizon 2020 si mundësi të mira për hulumtuesit shkencorë, në mënyrë që të anavcohet hulumtimi e shkenca në Kosovë, por edhe të ndërkombëtarizohet.















