Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 11 qershor, ka arritur t’i sigurojë 24 ulëse në Kuvend.
LDK në këto zgjedhje ka gjashtë deputetë më pak se në legjislaturën e kaluar.
Prej 30 deputetëve sa kishte partia e Isa Mustafës në legjislaturën e kaluar, tashmë ky subjekt politik do t’i ketë 26 ulëse në Kuvend.
Deputetët e legjislaturës së kaluar që nuk do të jenë më deputet janë: Skënder Hyseni, Sabri Hamiti, Ali Sadriu, Sali Morina, Doruntina Maloku, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi, Njomza Emini dhe Melihate Tërmkolli.

