Këta dy politikanët përshëndeten me këmbë për shkak të koronavirusit
dp

Lexo edheMomenti kur rojet bregdetare të Greqisë hapin zjarr ndaj varkës me refugjatë në Egje

Ky është takimi mes dy liderëve politikë në Tanzani që ka tërhequr vëmendjen e mediave në botë.
Presidenti i vendit John Magufuli shihet duke shkëmbyer një përshëndetje me këmbë me politikanin e opozitës Maalim Seif Sharif Hamad. Ata janë takuar sot në selinë e Presidentit për të folur për masat që ka marrë Tanzania kundër përhapjes së koronavirusit.
Ndërkohë që qeveria e vendit ka bërë thirrje që njerëzit të shmangin takimet fizike. Si shtrëngimi i duarve dhe përqafimet, dy politikanët janë përshëndetur duke i dhënë këmbën njëri-tjetrit. Sakaq, deri më tani Tanzani nuk ka regjistruar asnjë rast të me të infektuar nga koronavirusi.

Lexo edheMomenti kur rojet bregdetare të Greqisë hapin zjarr ndaj varkës me refugjatë në Egje