back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaKulturëKështu festohej Viti i Ri në vitet e 80’a në Kosovë

Kështu festohej Viti i Ri në vitet e 80’a në Kosovë

Të ngjajshme

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Këngëtarë, valltarë e humoristë të njohur angazhoheshin për të sjellë një program sa më të pasur festiv në Vitin e Ri 1985 dhe në Vitin e Ri 1989, e që transmetoheshin në Radio Televizionin e Prishtinës.

“Shikues të nderuar, ju falënderojmë dhe kalofshi mirë me të gjitha të mirat gjatë vitit 1985”, kështu i uron të gjithë shikuesit e RTP-së, aktori i ndjerë, Xhevat Qena.

Po ashtu në mbrëmjen e ndërrimit të motmoteve shikuesit i shoqëronin edhe aktorët e humoristet më të mirë të asaj kohe, si Fitim Domi, Adem Mikullovci, Shirine Morina, Ali Ahmeti e Sabri Fejzullahu.

Për ta pasuruar edhe më shumë këtë program festiv angazhoheshin edhe Shoqëritë Kulturore- Artistike të qyteteve të ndryshme, si SHKA “RamizSadiku”, SHKA “GanimeteTërbeshi” nga Gjakova, ku bënin pjesë këngëtarë të muzikës popullore dhe argëtuese si Ismet Bogujevci, Shkelzen Jetishi, Nysret Muçiqi.

Në një video nga arkivi i RTK-së, shihen një numër i konsiderueshëm i valltarëve, të cilët përcillen me instrumente të ndryshme e muzikë të lehtë, gjera me veshje kombëtare sillnin një vallëzim shumë të këndshëm për shikuesit./ KultPlus

Të Fundit

Sport

ShowBiz