Kështu e komenton Ahmeti vendimin e FIFA-s për Xhakën e Shaqirin
01

Lexo edheGoditi me shishe në kokë të birin dhe rrihte vazhdimisht gruan

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vendimin e shtëpisë më të madhe të futbollit (FIFA) për kosovarët Xherdan Shaqirin, Granit Xhaken si dhe Lichtensteinerin.
Ahmeti ka thënë se çfarëdo dënimi është i keq. Por sipas tij, me rëndësi është se dyshja nga Kosova do të luajnë në vazhdim, transmeton Indeksonline.

Lexo edheGoditi me shishe në kokë të birin dhe rrihte vazhdimisht gruan
“Xhaka dhe Shaqiri dënohen me nga 10 mijë euro e Lichtensteiner 5 mijë euro. Edhe pse çfarëdo dënimi është i keq, megjithatë dyshja nga Kosova do të luajnë në lojët e ardhshme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Kujtojmë, se Xhaka dhe Shaqiri çmendi Serbinë duke shënuar dy gola në fitoren e Zvicres 2-1.
Ndryshe, ndeshjën e radhës Zvicra e zhvillon ndaj Kosta Rikës më 27 qershor nga ora 20:00./Indeksonline/