Vladimir Putin është një buf nate.
Përderisa 7/24 është në marrëdhënie me shtypin dhe mediat, pjesën më të madhe të punëve ai i kryen gjatë natës.
Ish-agjenti i KGB nuk lëviz nga shtrati deri në drekë, sipas një profili të kryer nga gazetari i Newsweek Ben Judah në 2014-ën. Juda kaloi tre vjet duke bërë kërkime mbi liderin rus për librin e tij, “Fragile Empire: How Russia Fell in and Out of Love with Vladimir Putin”.
Pasi zgjohet vonë, Putini zakonisht ha mëngjesin rreth mesditës. Sipas Newsweek, ai zakonisht konsumon një omeletë të madhe, vezë, dhe gjizë të shpërndarë në të..
Në librin “The New Tsar: The Rise and Reign of Vladimir Putin“, autori Steven Lee Myers shton se presidenti rus gjithashtu pi një lëng të bërë me bazë panxhari.
Mëngjesi është bërë me ndihmën e një prej aleatëve politikë të Putinit. Newsweek raporton se përbërësit e mëngjesit të tij “vijnë rregullisht nga pronat e tokës bujqësore të Patriarkut Kirill, udhëheqësi fetar i Rusisë”.
Pas kafesë së drekës, Putini shkon për notim rreth dy orë, dhe e vijon stërvitjen e tij me disa ngritje peshash. Çastet e mirë të publikuara të seancave stërvitore të Putinit kanë për qëllim të krijojnë një imazh mashkullor dhe të ashpër publik, raporton Guardian.
Në përgjithësi, mëngjesi i Putinit karakterizohet nga vetmia. Pasi analizojmë “filmin” e Rutinës së Putinit, Myers shkruan se, “shoku i tij më i afërt duket se është Labradori i zi i tij, Koni, i cili e pret anash pishinës ndërkohë që ai përfundon xhiron e tij“.
Në kohën kur ngrënia dhe stërvitja e tij përditshme përmbyllen jemi në fillim të pasdites. Kjo është koha kur Putini ulet dhe fillon të lexojë gjërat e tij të përditshme.