back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKështu do të jetë moti për këtë javë

Kështu do të jetë moti për këtë javë

Të ngjajshme

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Në vendin tonë gjatë javës së fundit të tetorit do të mbajë mot me kushte të mira meteorologjike, me vranësira dhe intervale relativisht të gjata me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fushat termike do të ketë rritje të lehta sidomos në vlerat e temperaturave minimale, deri sa ato maksimalet mbesin pothuaj të ngjashme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit dhe prezencës së elementeve meteorologjike.

Ndërsa edhe kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, sepse nuk parashikohet të ketë brymë, (përjashtuar viset e larta malore) sikur javën e kaluar ku prezenca e saj kishte ndikuar negativisht te disa lloje të kulturave perimore.

Të Fundit

Sport

ShowBiz