BallinaLajmeKëshilltarja e Haradinajt – PDK-së: Udha e mbarë në opozitë!

Këshilltarja e Haradinajt – PDK-së: Udha e mbarë në opozitë!

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Këshilltarja a e kreut të AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla, pas votimit për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo është hera e parë që Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme pa dëshirën e PDK-së.

Përveç tjerash ajo thotë se është hera e parë që asnjë parti nuk po pranon të bëjë koalicion me partinë e Kadri Veselit, shkruan Gazeta Express.

Sipas saj, e gjithë kjo situatë do të konkretizohet me një PDK në opozitë në legjislaturën e ardhshme.

“Është hera e parë që:- Qeveria bie pa vullnetin e PDK-së;- Kuvendi shpërndahet pa vendosë PDK-ja;- Kosova shkon në zgjedhje pa dëshirën e PDK-së;- Hera e parë që PDK-ja nuk ka me kënd të bëjë koalicion, dhe- Dhe hera e parë që PDK do të mbetet në opozitë! Udha e mbarë!”, ka shkruar ajo, raporton Gazeta Express.

Sot me shumicë votash deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë vendosur për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz