back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeKëshilltari politik i Osmanit i kundërpërgjigjet Gjuriqit: Serbia mund të bërtasë sa...

Këshilltari politik i Osmanit i kundërpërgjigjet Gjuriqit: Serbia mund të bërtasë sa të dojë, presidentja është e akredituar në OKB

Të ngjajshme

KRU “Prishtina” intervenon sot në këto lagje të kryeqytetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” SH.A ka njoftuar se...

Zhduket një burrë në Prishtinë

Një burrë është raportuar i zhdukur në Prishtinë.  Rastin në...

Tender 300 mijë euro, për shërbime këshilluese për digjitalizimin e pronave

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka shpërblyer...

Rinor Nuhiu, këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq lidhur me deklaratat e tij për mënyrën se si presidentja Osmani ka hyrë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Nuhiu në një postim në platformën X shkruan se fabrika e lajmeve të rreme e Vuçiqit dhe Marko Gjuriqit po punon me orar të zgjatur, gjersa shtoi se presidentja Osmani është akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së, si çdo kryetar shteti tjetër.

“Gënjeshtra pas gënjeshtrash. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk u ‘fut kontrabandë’ në OKB nga ‘një vend tjetër’, as nuk hyri si ‘turiste’. Ajo është e akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së… si çdo kryetar shteti tjetër. Serbia mund të bërtasë sa të dojë. Faktet nuk ndryshojnë. Kosova është këtu. Dhe është këtu për të qëndruar. Përgjithmonë Kosova”, shkruan Nuhiu. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz