Këshilltari i Thaçit: Taksa të pezullohet, të realizojmë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të pezullohet, transmeton Gazeta Metro.
Shala i ftuar në “Pressing” ka thënë se qendrimi i SHBA’ve dhe BE’së është I qartë se duhet të pezullohet taksa në mënyrë që t’i ofrohet një mundësi dialogut
“Objektivisht qëndrimi i BE’së dhe i SHBA’së e që na është bërë i qartë është që duhet të pezullohet taksa në mënyrë që t’i ofrohet një mundësi dialogut dhe një marrëveshje në mes të dy vendeve”, ka thënë ai
Këshilltari I presidentit thotë se tarifa ka shkaktuar ngrirjen e dialogut dhe hapjen e problemeve në mes të Kosovës dhe SHBA’ve dhe Bashkimit Europian.
“Ajo është bërë një lloj epiqendre e kritikës kosovare .Ajo ka shkaktuar që dialogu të pezullohet por edhe probleme në mes të Kosovës dhe SHBA’së dhe Kosovës dhe BE’së”, ths Shala.
Ai ka shtuar se ne duhet të provojmë ta realizojmë marrëveshjen gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë

Lexo edheShitet toka në Polac, Makermal, Polluzhë, Mikushnicë e Çitak të Skenderajt nga Agjencia e Privatizimit
“Është evidente që ne duhet të provojmë ta realizojmë marrëveshjen gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë”, shtoi Shala.
Sipas atij komunikimi në mes të Prishtinës dhe Beogradit zyrtar është ndërprerë në çdo nivel nga nëntori i vitit të kaluar.
“Nuk ka pasur kurrfarë komunikimi ose bisede që nga 8 nëntori kur ka qenë takimi i fundit në mes të Thaçit dhe Vucicit”, ka thënë Shala.














