BallinaLajmeKëshilltari i presidentit francez thotë se i kanë sjellë mesazh të veçantë...

Këshilltari i presidentit francez thotë se i kanë sjellë mesazh të veçantë Kurtit, nuk tregon për çka bëhet fjalë

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, largohet shpejt në dhomat e zhveshjes

Skuadra e PSG-së është duke luajtur ndeshjen ndaj rivalit,...

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Ka nisur takimi i ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe emisarëve të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Para takimit që po mbahet në ndërtesën e qeverisë, emisari francez Emmanuel Bonne, ka thënë se në Kosovë kanë ardhur për t’i sjellë Kurtit një porosi të veçantë.

“I kemi sjellë porosi të veçantë kryeministrit, për këtë arsye kemi ardhur”, ka thënë Bonne.

Vizita e Jan Heckel dhe Emmanuel Bonne, këshilltarë të dy njerëzve më të pushtetshëm të Evropës vjen në një kohë kur është shtuar presioni për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë.

Pas Kurtit, ata do të takohen edhe me presdientin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kurti ka kërkuar që Bashkimi Evropian të luajë rolin e tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht dallimeve që ekzistojnë mes vendeve anëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz