Këshilltari i Haradinajt: Vetëvendosje po vazhdon tendencën për të manipuluar me shifra
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon tendencën për të manipuluar me shifra. Në një postim të fundit të këtij subjekti politik, e që u mor nga mediat, thuhet se Qeveria Haradinaj e ka rritur borxhin publik, gjë e cila nuk qëndron dhe është totalisht e pavërtetë.
Me qëllim të informimit të saktë, i njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se borxhi total publik i Kosovës nuk arrin në 1.2 miliardë euro. Kur themi total, e kemi fjalën për borxhet publike, që nga shpallja e Pavarësisë, deri më sot.
Në mandatin e Kryeministrit Haradinaj, huaja publike nuk tejkalon parametrat e pranueshëm. Struktura e investimeve është e përcaktuar me buxhetet vjetore, përmes marrëveshjes me FMN /klauzola e investimeve/ku hyjnë investimet në hekurudhë, në infrastrukturë por edhe investimet në rrugë, si shembull rruga për Mitrovicë dhe pjesa e rrugës për Pejë/Kijevë -Zahaq e cila fillon në shtator. Secila kredi shtetërore duhet të ratifikohet në Kuvend. Nuk ka asgjë misterioze në shpenzimet dhe huat.
Kosova ka borxh publik vetëm 17 % të GDP që është ngarkesa më e vogël nga të gjitha vendet e rajonit.
Lexo edheEnver Hoxhaj ndihmon të lënduarit në Brezovicë
Kriteret e FMN-së e lejojnë borxhin deri në 40% të GDP. Është mirë që Lëvizja Vetëvendosje, para se të dalë me “fakte” (shpifje) të bëjnë analiza të sakta. Nuk duhet që të mashtrohen qytetarët me manipulim të shifrave për qëllime politike. Faktet janë fakte, e ato tregojnë që zhvillimi ekonomik, si prioritet i Qeverisë ka dhënë rezultate të prekshme.














