back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeKëshilli Drejtues i UP-së merr vendim për ngacmimet seksuale

Këshilli Drejtues i UP-së merr vendim për ngacmimet seksuale

Të ngjajshme

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...

Ramush Haradinaj dhe Aleanca krah rinisë

Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së me numër garues...

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një...
- Advertisement -

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur të enjten, duke iu referuar zhvillimeve të fundit lidhur me problemin e ngacmimeve seksuale adresoi disa veprime.

Përmes një kumtese për medie njofton se ka ftuar gjithë personelin dhe studentët, që rastet e pretenduara të çfarëdo lloj ngacmimi t’i referohen Kodit të Etikës, të cilën e kanë paraqitur me nen të caktuar.

Njoftimi i plotë nga Këshilli Drejtues:

1. Këshilli Drejtues duke qenë i përkushtuar për krijimin e një ambienti të denjë dhe të respektueshëm për të gjithë studentët dhe personelin fton të gjitha palët, që rastet e pretenduara të çfarëdo lloji ngacmimi apo diskriminimi t`i referohen nenit 8, pika 3 dhe 4 të Kodit të Etikës 1/751 të datës 19.07. 2013.

2. Këshilli Drejtues obligon Këshillin e Etikës që në kuadër të përgjegjësive të tij rastet e tilla të ngacmimeve dhe diskriminimit t`i adresoj me prioritet të lartë sipas dispozitave të Rregullores së Këshillit Etik.

3. Këshilli Drejtues me mbështetjen e UNDP-së është në proces të hartimit të Planit të Integritetit të Universitetit të Prishtinës, ku kjo problematikë do të ketë trajtimin e veçantë.

“Universiteti i Prishtinës ka rregulloret dhe mekanizmat e vet institucional funksional për adresimin e këtyre çështjeve. Në frymën e transparencës dhe bashkëpunimit Universiteti i Prishtinës është i hapur për organizatat e studentëve dhe shoqërinë civile për parandalimin e kësaj dukurie dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për studentët dhe personelin”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz