Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për krime lufte, të hënën seanca e Apelit
dp

Lexo edheMehmetaj i ashpër me Abdixhikun: Nuk më ke pranuar si panelist në emision, sepse s’më ke paguar dot

Seanca do të mbahet me fillim nga ora 10:00, në Gjykatën e Apelit, pasi vendimi u apelua nga të dy palët
Avokati i familjeve të dëmtuara, të cilëve iu vranë tre civilë shqiptarë pranë Prizrenit, po kërkojnë burgim të përjetshëm të Pleskovicit, teksa avokatja e tij ka kërkuar t’i ulët dënimi i caktuar prej 15 vjetësh, nga Gjykata Themelore e Prishtinës, transmeton indeksonline. Pleskovic, u arrestua në shtator të 2023-tës, teksa ai u shpall fajtor dhe u dënua me 15 vjet burg në korrik të 2025-tës.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale tha se më 1 shtator 1998, Pleskovic dhe individë të tjerë me uniformë ishin të stacionuar në kodrat përreth Prizrenit “për shkak të konfliktit që zhvillohej në zonë”.

Lexo edheMehmetaj i ashpër me Abdixhikun: Nuk më ke pranuar si panelist në emision, sepse s’më ke paguar dot
Ai u akuzua se kishte qëlluar me një pushkë Kallashnikov drejt njerëzve në lagjen Hoca, të cilët, sipas prokurorisë, kishin shkuar për të prerë dru për lëndë djegëse.