Kërkohej nga autoritetet spanjolle – Arrestohet 40-vjeçari në Shqipëri, ishte me 4 identitete
dp

Lexo edheAnëtari i PDK-së në KQZ: Dejona Mihali po shpif, nuk kemi pranuar asnjë dokument në lidhje me Listën Serbe

Policia e Shtetit ka arrestuar në Laç shtetasin Gjergj Gjoka, 40 vjeç, i njohur gjithashtu me identitetet Gjergj Marku, Gjergj Ruqja dhe Gjergi Ruqja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.
Sipas Policisë, Gjoka akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, përfshirë “Krime kundër shëndetit publik”, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Sipas policisë ky person ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës.
“Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira dhe përshtatja e tyre për kultivim droge, deri te montimi i pajisjeve për kultivimin e drogës,” njofton policia.

Lexo edheAnëtari i PDK-së në KQZ: Dejona Mihali po shpif, nuk kemi pranuar asnjë dokument në lidhje me Listën Serbe
Gjatë operacioneve në Spanjë janë zbuluar dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes, raporton euronewsal.
Arrestimi i tij u realizua pas koordinimit me partnerët spanjollë dhe Interpol, dhe tani po punohet për ekstradimin drejt Spanjës, në bashkëpunim me Interpol Madrid.