back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeKërcënojnë veteranët, situata mund të dal jashtë kontrollit

Kërcënojnë veteranët, situata mund të dal jashtë kontrollit

Të ngjajshme

Për çka “u prish” koalicioni parazgjedhor mes LDK-së e NISMA

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë arsyet...

LDK-ja në Malishevë propozon Fetah Rudin dhe Gjeneral Gëzim Hazrollin për deputetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka zyrtarizuar këngëtarin e...

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot me Kryetarë të degëve, thotë se ka diskutuar rreth mospagesave për disa muaj të pensioneve për veteranët e luftës dhe pas shumë diskutimeve kanë marrë disa vendime.

Ata kanë vendosur që të pritet edhe këtë javë për shkak të procedurave ligjore, në mënyrë që pagesa e pensioneve të kryhet.

“Të thirret protestë për të martën me datën 14 nëntor ora 12:oo para institucioneve të vendit, ku me këtë rast do t’i ftojmë veteranët e luftës që sa më masovikisht të dalin në protestë për t’i realizuar të drejtat e tyre ligjore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata kanë ftuar institucionet e vendit, që ta marrin seriozisht shqetësimin e tyre, sepse theksojnë se janë të detyruar të veprojnë dhe situata mund të del jashtë kontrollit./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz