Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha me mburrje pranon se është dënuar për vjedhje të rrymës. Ndonëse gjoba e shqiptuar ndaj tij është qesharake, ai dënimin e konsideron të tillë.
Për shkak të këtij dënimi, KQZ e deçertifikoi Berishen nga gara për Prizrenin. E kjo duket se e ka nervozuar anëtarin e NISMA-s. E fajtor e le siç thotë ai ‘Klanin Pronto’ dhe Presidentin Hashim Thaçi.
Madje, këtë të fundit e kërcënon me ndëshkim sipas Kanunit.
“Me Zafën a pa të, Hashim harroje Prizrenin. Herët apo vonë, nëse mendon që mundesh me i ikë ligjit, nuk ke me mujtë me i ikë kanunit…”, ka shkruar ndër-tjera në facebook deputeti i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Zafir Berisha.
Ky është postimi i tij i plotë:
Më shumë se qesharake!
140 euro dënimi për arsye të organizatës mafioze turko-kosovare e KEDS-it, e cila qëndron pas privatizimit të dyshimtë të distribuimit të energjisë elektrike, është arsyeja me u largu nga gara për zgjedhjet e 22 tetorit.
Nuk e di nëse është vepër e rëndë penale, por para tre muajsh me këto ligje kam qenë në zgjedhjet parlamentare. Kjo ka të bëjë që, me çdo kusht eliminimin nga gara për t’jua liruar bandave me e marrë Prizrenin.
Po shihet se edhe mosdhënja e pergjegjes nga Gjykata e Apelit per këtë çështje po delë e kordinuar…
Nuk po e kuptoj se a ka qenë në fuqi ky ligj për Valdete Dakën dhe atyre që qëndrojnë pas saj, apo atëherë nuk e kanë parë, sepse është dashtë të eliminohen edhe ata që kanë vjedhur shtetin edhe me nga 30 milion euro, e që i kanë ndarë me këta që po i bëjnë presion z.Daka… Për vete e kam mëse të çartë se pse ndodhë kjo, por ata që mundohen të më shandazhojnë kështu, le ta dijnë se edhe më fuqishim se asnjëherë do të luftoj që me 22 tetor të çlirohet Prizreni, i cili me 12 Qershor të 99-tës është çliruar nga Serbia, e me 22 Tetor të këtij viti nga bandat mafioze të “Klanit Pronto”, Me Zafën a pa të, Hashim harroje Prizrenin. Herët apo vonë, nëse mendon që mundesh me i ikë ligjit, nuk ke me mujtë me i ikë kanunit…