back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeE pabesushme, ja cili zv-kryeministër ka uzurpuar zyrën në qeveri

E pabesushme, ja cili zv-kryeministër ka uzurpuar zyrën në qeveri

Të ngjajshme

Portali “Infopress”, i afërt me nënkryetarin e PDK-së, Rexhep Hotin, ka publikuar sot një ekskluzive kundër Enver Hoxhajt, zv/kryetar i partisë. Portali ka shkruar se Hoxhaj ia ka uzurpuar zyrën Behgjet Pacollit, zëvendës kryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës.

Zyra ku është akomoduar Hoxhaj, sipas “Infopress”, është e paraparë vetëm për zv/kryeministrin e parë, por jo edhe të tjerët.

“…mbrëmë natën ka shkuar Enver Hoxhaj dhe e ka uzurpuar zyrën dhe i ka çuar dokumentet e veta si zëvendëskryeministër jo i pari, por i dyti a i treti dhe tashti natyrisht duke kërkuar zyrën e vet zëvendëskryeministri i parë që i takon ne Qeveri, ai e ka pa që tash e ka zyrën e uzurpuar”, shkruanInfopress”.

I njëjti portal edhe dje ka publikuar një artikull kundër Enver Hoxhajt.  Ka shkruar se Hoxhaj kishte kërkuar dy poste qeveritare, por partia kishte përdorur “taktikën e vjetër e cila ka funksionuar gjithmonë”.

“Përmendja e aktualizimit të «dosjeve» të fjetura në prokurori ndaj e bën z. Enver Hoxhaj të bëhej shumë i urtë. Në çast, ai pushoi ‘të thithte dy nëna së bashku me dashin e kopesë’ në PDK. Ai sakaq u pajtua me çka do!”, ka shkruar dje portali “Infopress”.

Gjuha e ashpër e portalit të afërt me Rexhepin Hotin përfshin edhe akuza tjerë për kolegun e tij partiak, Enver Hoxhajn.

“Mirëpo, z. Hoxhaj, ç’është e vërteta, gënjeshtrat i bën gjithmonë me marifet. Dëm i madh që ky personalitet me kapacitet të madh intelektual u bë shërbëtor pa kushte i uzurpatorëve të pagdhendur të PDK-së”, është akuza tjetër që i bëhet Hoxhajt nga portali i afërt me nënkryetarin e PDK-së, Rexhep Hotin.

Rexhep Hoti gjatë viteve 2007-2009 kishte udhëhequr Gazetën “Infopres”, e cila publikohej në print dhe i shërbente Hashim Thaçit. Më pas, e kishte mbyllur. Portali “Infopress”, zyrtarisht nuk menaxhohet nga Hoti. Por, ai është i pranishëm aty me shkrime të ndryshme dhe portali ka ruajtur logon dhe dizajnin e njëjtë, të cilën medium e kishte kur botohej në print.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz