BallinaLajmeKërcënohet Milaim Zeka, publikohen mesazhet

Kërcënohet Milaim Zeka, publikohen mesazhet

Të ngjajshme

Tragjike: Një grua në Gjakovë vdes pasi ra nga Ura e Moglicës

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

“Jemi vetëm shokë” – Selin futet në mes të çiftit Brikena-Mateo?

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se është vënë...

Sassuolo e nis mbarë pjesën e dytë, barazon rezultatin ndaj Juventusit

Sassuolo ka arritur të shënojë golin e barazimit ndaj...

Gallapeni shkëlqen në fitoren e Wisla Plock, i bën dy asistime

Pikërisht para ndeshjes së madhe të Kosovës, ylli i...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, i cili vie nga radhët e Nismës Socialdemokrate ka bërë të ditur se ka pranuar kërcënime nga shtetas serbë, persona të panjohur për të.

Kështu lënë të kuptojnë edhe mesazhet që deputeti Milaim Zeka ka marr sot nga përdoruesi i facebook me emrin Milovan Ivaniseviq, njofton Klan Kosova.

”Ti q** krejt çka i ke të gjallë dhe të vdekur. Kallxom o p** ku të vijë vetëm më trego vendin”, i është thënë deputetit Zeka në mesazhin e parë.

Ndërsa më pas ai ka pranuar edhe një mesazh tjetër  kërcënues nga një serb tjetër i cili sipas të dhënave të tij në facebook, ai është nga Beogradi, njofton Klan Kosova.

”Po e shoh që ju keni folur shumë për serbët dhe supozojë që dhe ju keni votuar pro transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Mos luani me ne! Nëse ju vini në Veri ne do të kthehemi në Kaçanik e Prizren… ”, thuhet në mesazhin të cilin Milaim Zeka e ka pranuar në llogarinë e tij në facebook, njofton Klan Kosova.

Në lidhje me këto kërcënime, Deputeti Milaim Zeka ka folur për klankosova.tv, por ai nuk komentuar asgjë rreth personave të cilët kanë shkruar në adresë të tij.

”Asnjë koment pët ta. Janë organet e sigurisë që duhet me u marrë me këtë punë” ka thënë Deputeti Zeka, njofton Klan Kosova.

E gjithë kjo ndodhi pasi deputeti Milaim Zeka pati një reagim në facebook, në lidhje me sulmin në Istog ndaj pelegrinëve serbë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz