BallinaLajmeKeqpërdorim i pozitës zyrtare. Nisin hetimet

Keqpërdorim i pozitës zyrtare. Nisin hetimet

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër S.K. nga komuna e Gjilanit, për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoriteti zyrtar” nga neni  422 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria ka nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve pasi që gjatë viteve, 2016-2017, i pandehuri S.K, si person zyrtar në komunën e Gjilanit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe kompanitë “Eco Higjena” SHPK nga Gjilani, dhe kompanisë “El-Bau” SHPK-ë, nga Gjilani, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke i favorizuar kompanitë me çmime më të larta, të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet sipas kërkesave të autoritetit kontraktues.

I pandehuri S.K. me këto veprime ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoriteti zyrtar” nga neni  422 paragrafi 1 të KPRK-së. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz