Keq për Barcelonën, Garcia dhe Kounde mungojnë ndaj PSG-së

Barcelona ka marrë lajme jo të mira sa i përket gjendjes fizike të Eric Garcias dhe Jules Koundes, në prag të ndeshjeve të rëndësishme.
Klubi katalunas ka njoftuar se Eric Garcia ka pësuar një dëmtim muskulor. Koha e rikuperimit të mbrojtësit spanjoll vlerësohet të jetë nga tri deri në katër javë, shkruan Indeksonline
Ndërkohë, Jules Kounde ka pësuar një ndrydhje të kyçit të këmbës së majtë dhe do të mungojë në përballjen ndaj Paris Saint-Germainit (PSG).
❗️ MEDICAL NEWS
First-team player Eric Garcia has suffered a muscle injury to the rectus femoris in his right thigh. His recovery time is estimated at 3 to 4 weeks.

Lexo edheBrightoni i frikshëm, vetëm Barcelona ka shënuar më shumë gola se ata në pesë ligat kryesore të Evropës
First-team player Jules Kounde has suffered a sprain to his left ankle and will miss the match against PSG. His… pic.twitter.com/lCmNfvDGE4
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 18, 2026
Pjesëmarrja e mbrojtësit francez në “El Clasico” ndaj Real Madridit, që zhvillohet të dielën e ardhshme, do të varet nga ecuria e rikuperimit të tij.
/Indeksonline/














