Duket se protesta e ditës së sotme ka rezultuar një dështim më vete jo vetëm për demokratët e ardhur ngga qytete të ndryshme të vendit, por edhe për vetë ata që pretendojnë se po bëjnë opozitë. Një drejtues proteste që iken e vjen sipas qejfit, që zhduket si hije duke i lënë vetëm protestuesit… vetëm Lulzim Basha mund ta bëjë këtë.
Këtë e thonë edhe shumë figura publike, të cilët kanë shprehur indinjatën për protestën sipas tyre të dështuar.
Këngëtari shkodran, Luiz Ejjli ka qenë i pari që ka shprehur pakënaqësinë dhe zhgënjimin për protestën e sotme nga Lulzim Basha. Ja çfarë shkruan ai në profilin e tij të Facebook për dështimin e protestëts së sotme.
Postimi i plotë”
“Në jetën time nuk jam ndjerë më keq dhe më i zhgënjyer se sa sot. Ku është flamuri i PD??? I çove njerëzit tek dyert e ministrisë dhe i lë vetëm? Ku je?















