Kënd e falënderoi Hoxhaj për njohjen nga Barbadosi?
01·

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar për njohjen nga Barbadosi, duke e konsideruar si lajm mëse të duhur për Kosovën në vigjilje të festimeve për 10 vjetorin e pavarësisë.
Hoxhaj ka përgëzuar ministrin Pacolli për këtë njohje ndërsa ka falënderuar kryediplomaten e Barbadosit Maxine McClean.
“Një lajm mëse i duhur për Kosovën njohja nga Barbadosi. Në prag të dhjetë vjetorit të pavarësië, shteti jonë po hap dyert e botës çdo ditë e më tepër. Përgëzime ministrit Pacolli dhe mikeshës time, kryediplomates Maxine McClean për njohjen”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Lexo edheBehgjet Pacolli gëzon Kosovën me një njohje për 10 vjetor të Pavarësisë
Njohja nga Barbadosi është njohja e 116 e Kosovës.






