BallinaLajmeKëmbësori i aksidentuar në Kodrën e Trimave është jashtë rrezikut për jetë

Këmbësori i aksidentuar në Kodrën e Trimave është jashtë rrezikut për jetë

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ku një veturë u përplas me një këmbësor dhe dy vetura të tjerra të parkuara.

Dyshohet se vetura që shkaktoi aksidentin e ka goditur këmbësorin aq fort, sa i njëjti ka përfunduar në mes të veturave të parkuara, që më pas janë goditur po ashtu.

Rreth gjendjes shëndetësore të viktimës u deklarua drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

Syla konfirmoi për IndeksOnline se këmbësori i aksidentuar po trajtohet në Qendrën Emergjente dhe se gjendja e tij është stabile.

“Po këtu në QE është. Është plotraumë e rëndë, por gjendje stabile për momentin. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe është duke u observuar në QE. Pasi ti përseritim edhe disa ekzaminime, me gjasë do të transferohet në Mjekësinë Intensive Qendrore” deklaroi Syla.

Nga ana tjetër, IndeksOnline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë informacione mbi rastin.

”Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili pranuar tretman mjekësor” deklaroi zëdhënësi i policisë, Enis Pllana./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz