back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKelmendi vizitoi institucionet lokale, bizneset dhe Universitetin e Gjilanit

Kelmendi vizitoi institucionet lokale, bizneset dhe Universitetin e Gjilanit

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoi Komunën e Gjilanit, ku u prit nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë.


Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi u njoftua nga kryetari Haziri për të arriturat në këtë komunë dhe përkushtimin për zhvillim të mëtejshëm ekonomik, me theks të posaçëm në sektorin e bujqësisë.

“Me kryetarin Haziri biseduam për kërkesat e shumta për zhvillimin e bujqësisë, në veçanti për industrinë e duhanit dhe brengosjen që kanë qytetarët e këtij regjioni, përfshirë edhe ata të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës në kultivimin e kësaj bime”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi, duke theksuar se në pakon e re fiskale e cila do të aprovohet së shpejti do të futet edhe çështja e heqjes së akcizës për bimën e duhanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke e falënderuar zëvendëskryeministrin Kelmendi për vizitën, u shpreh i bindur se me njohuritë dhe potencialin që ka për çështjet ekonomike, do ta ndihmojë zhvillimin ekonomik në Kosovë, e në veçanti në regjionin e Gjilanit.

“Unë sot paraqita para zëvendëskryeministrit disa çështje të hapura që ne kemi me Qeverinë, në mënyrë që përmes ndryshimeve fiskale, të mbështetet puna jonë që ka të bëjë kryesisht me zhvillimin ekonomik, sidomos në prodhimin e bimës së duhanit, bimës së lulediellit dhe disa iniciativa të tjera, të cilat do të ndihmonin shumë jo vetëm Gjilanin, por gjithë Anamoravën që përfshinë edhe Preshevën e Bujanocin”, tha kryetari Haziri.     

Zëvendëskryeministri Kelmendi bashkë me kryetarin Haziri kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve të kësaj komune, ku janë njoftuar me kërkesat dhe nevojat e prodhuesve, por edhe me pengesat me të cilat ballafaqohen prodhuesit dhe në përgjithësi ekonomia vendore.

Zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi se pakoja e re fiskale do të jetë një rilindje për të gjithë prodhuesit e Kosovës në përgjithësi, dhe Gjilanit në veçanti, sepse këtu ka një veprimtari prodhuese të organizuar dhe të fuqishme e cila do të mbështetet në vazhdimësi.

“Pakoja e re fiskale e ndihmon shumë prodhimin vendor. Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar që t’i përmbush kërkesat e arsyeshme të prodhuesve”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

Zëvendëskryeministri Kelmendi gjatë qëndrimit në Gjilan, vizitoi edhe Universitetin “Kadri Zeka” dhe mbajti një ligjëratë para studentëve të këtij universiteti.

Zëvendëskryeministri Kelmendi vizitoi edhe dy kompani prodhuese, Fabrikën e lëngjeve “RC Cola” – “FLUIDI, si dhe fermën e pulave “Konsoni”, ku vlerësoi lartë suksesin e këtyre bizneseve.

Displaying ZVKM-5.jpg

Të Fundit

Sport

ShowBiz