back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKEK-u e ndërpret përkohësisht operimin e njësisë B1 sonte

KEK-u e ndërpret përkohësisht operimin e njësisë B1 sonte

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Nga sonte në ora 23:59 do të ndalet për operim njësiti B1, sipas një deklarimi të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga KEK-u thuhet se kjo vjen pas një operimi prej mbi 50 ditësh pa ndërprerje, dhe sipas KEK-ut, është shfaqur nevoja për ndërhyrje në elektrofilter dhe disa sanime të tjera të domosdoshme.

“Ndalja planifikohet të realizohet për të mbrojtur pajisjet dhe teknologjinë nga dëmtime të mundshme dhe për të shmangur ndonjë defekt me përmasa më të mëdha, që do të kishte ndikim  në operim dhe mjedis”, thuhet në njoftim.

Në fund shtohet se ekipet e KEK-ut janë në gatishmëri të plotë, dhe sapo të krijohen kushtet e nevojshme, do të fillojnë menjëherë me identifikimin e saktë dhe sanimin e defekteve, me qëllim që njësia të rikthehet në operim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të funksionojë më mirë në aspektin mjedisor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz