back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeKEK shkyç nga operimi njësinë B1, thonë se kapacitetet e energjisë elektrike...

KEK shkyç nga operimi njësinë B1, thonë se kapacitetet e energjisë elektrike janë të siguruara

Të ngjajshme

Java vendimtare në Hagë, intensifikohet mobilizimi për marshin e 17 shkurtit në Prishtinë

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli...

Albion Rrahmani ia bën sefte me gol në vitin 2026

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani ka shënuar...

Aeroporti i Tiranës me numrin më të lartë në rajon për udhëtarë, lë pas Beogradin

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka regjistruar një tjetër...

Një tërmet me magnitudë 5.5 godet Kubën

Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi Kubën, tha Qendra...

Pijet më të shëndetshme për zemrën

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë....

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në njësinë B1 të Termocentralit Kosova B janë evidentuar rrjedhje të konsiderueshme të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës.

Sipas njoftimit zyrtar, rrjedhjet janë vërejtur rreth orës 10:00, ndërsa pas vlerësimeve teknike është konstatuar se vazhdimi i operimit nuk ka qenë i sigurt, për shkak të harxhimeve të larta të ujit dhe rrezikut për dëmtime më të mëdha teknike. Për këtë arsye, KEK ka vendosur që njësia B1 të shkyçet nga operimi para orës 18:00, si masë parandaluese për ruajtjen e integritetit të njësisë.

KEK ka theksuar se, pavarësisht ndaljes së njësisë B1, furnizimi me energji elektrike për vendin mbetet i siguruar. Aktualisht, sistemi po operon në mënyrë stabile me katër njësi gjeneruese, duke realizuar prodhim ditor prej rreth 13,560 MWh, që mbulon 87.6 për qind të kërkesës totale për konsum. Sipas parashikimeve të KESCO-s, kërkesa për ditën e nesërme pritet të jetë 15,471 MWh.

Pjesa e mbetur e nevojave për energji elektrike, sipas KEK-ut, është siguruar përmes blerjeve në bursën ALPEX si dhe përmes shkëmbimit të energjisë me KESH Sh.A., në bazë të marrëveshjes ekzistuese të bashkëpunimit.

Nga KEK kanë bërë të ditur se opinioni publik do të njoftohet me kohë për rikthimin e njësisë B1 në operim, pas përfundimit të kontrollave teknike. Korporata ka ritheksuar përkushtimin e saj për operim të sigurt, menaxhim të përgjegjshëm të kapaciteteve prodhuese dhe garantim të furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike për vendin.

Njoftimi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz