back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKEDS: Zjarri në disa fshatra të Artanës ka shkaktuar dëme të mëdha...

KEDS: Zjarri në disa fshatra të Artanës ka shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin elektrik- Në rrezik edhe një nënstacion

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Si pasojë e zjarrit të shkaktuar në disa fusha të Artanës, një numër i madh i shtyllave të tensionit të mesëm dhe atij të ulët janë djegur.

Kjo është bërë e ditur nga KEDS-i, nga ku thanë se për më tepër edhe nënstacioni 35/10 kV Artana është në rrezik nga zjarri që po përhapet shumë afër tij.

Aktualisht ky nënstacion është jashtë funksionit, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike, derisa akoma nuk dihen dëmet e sakta të shkaktuara nga ky zjarr, meqë vatra aktive të zjarrit janë përhapur gjithandej.

“Megjithatë, KEDS-i ka mobilizuar ekipe shtesë, të cilat ndodhen në vend dhe po bëjnë të pamundur që dëmi në asetet elektroenergjetike të mos përhapet edhe më. KEDS-i u bën thirrje të gjithë konsumatorëve të asaj ane të kenë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çfarëdo rasti që ka të bëjë me sigurinë e tyre. Fatkeqësisht, shkaku i dëmeve të mëdha në rrjetin elektrik shpërndarës, riparimi i tyre do të marrë kohë, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e prekur”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz