back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKEDS: Situata me energjinë është stabile, qytetarët ta përdorin peletin dhe drunjtë...

KEDS: Situata me energjinë është stabile, qytetarët ta përdorin peletin dhe drunjtë për ngrohje

Të ngjajshme

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Situata me furnizimin me energji elektrike në vend aktualisht është stabile.

Kështu shprehet, zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, i cili ka thënë se ka më tepër qe një javë që qytetarët janë duke u furnizuar pa ndërprerë me rrymë.

“Megjithatë situata është fragjile. Jemi në gjendje emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës. Ka shumë faktorë që tash për tash janë në favorin tonë, përfshirë kohën, që ka rënë konsumi dhe çmimi i energjisë në berzat ndërkombëtare. Kjo po na e mundëson që të kemi furnizim stabil me energji”, është shprehur Buzhala në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.
Buzhala ka thënë se aktualisht gjysma e rrymës që konsumohet është nga importi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin drurin dhe peletin si mjet ngrohjeje.

“Çmimi është 200 euro për megavat. Qytetarëve s’u themi ta përdorin qeben, por që të përdorin më shumë dru dhe pelet për ngrohje”.

“Nuk mund të flasim për banesa kolektive, por në vendet e tjera ku ka mundësi sepse do të na e lehtësonte barrën”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz