Kë do ta mbështesë Selim Pacolli në balotazh, Arbanin apo Shpendin?
BILLI·

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, është shprehur i kënaqur me rezultatin që ka arritur në zgjedhjet e sotme lokale.
Sipas llogaritjeve paraprake nga organizata Demokracia në Veprim, AKR-ja ka dalë e treta në Prishtinë, me 10.12 për qind të votave.
E para ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, me 44.46 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 35.54 për qind.
Pacolli ka thënë se e respekton vullnetin e qytetarëve, ndonëse ka shtuar se ka pritur të marrë rreth 3 për qind më shumë se që ka marrë.
Lexo edheShpend Ahmeti: Nga 10 asamblistë në 2013, tani kemi dyfishin e tyre
I pyetur nëse, si i treti, do ta mbështesë Shpend Ahmetin e VV-së apo Arban Abrashin e LDK-së në balotazhin për Prishtinën, ai nuk ka treguar se për kë ka preferencë. /Express/














