back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmeKDI i bën thirrje deputetëve që ta përfundojnë konstituimin e kuvendit

KDI i bën thirrje deputetëve që ta përfundojnë konstituimin e kuvendit

Të ngjajshme

- Advertisement -

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Përmes një reagimi, KDI u ka bërë thirrje deputetëve dhe partive politike që të respektojnë vendimin e Kushtetueses dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit, si parakusht për formimin e Qeverisë së re.

“Pas interpretimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit si hapi i fundit drejt konstituimit, #KDI u bën thirrje deputetëve dhe partive politike të përfaqësuara në Kuvend që të respektojnë këtë vendim dhe të ndërmarrin pa vonesë hapat e nevojshëm për zgjedhjen e anëtarit të mbetur të Kryesisë, duke u bazuar në normat kushtetuese dhe legjitimitetin qytetar. Zgjedhja e anëtarit të pestë të kryesisë nga komuniteti serb e përmbyll konstituimin e Kuvendit dhe i hapë rrugë krijimit të Qeverisë, rrjedhimisht funksionalizimit të plotë të institucioneve të vendit. Saktësisht 8 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, përmbyllja e konstituimit të Kuvendit nuk mund të shihet vetëm një çështje formale, por një hap i domosdoshëm për forcimin e proceseve demokratike dhe garantimin e funksionimit efektiv të institucioneve kushtetuese. Qytetarët e vendit, të cilët kanë dhënë verdiktin e tyre përmes votës, tanimë kanë humbur shumë dhe presin veprime politike zhbllokuese dhe racionale. KDI rikujton se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim kushtetues dhe themel i shtetit të së drejtës, andaj të gjitha subjektet politike duhet të veprojnë në përputhje me këtë parim dhe të kontribuojnë në rikthimin e normalitetit institucional dhe funksionimin e demokracisë parlamentare.”/Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz