Katër të lënduar nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë
BILLI
Lexo edhePesë komuna mbesin pa përfaqësues në Kuvend
Në orët e para të së shtunës, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Prishtinë.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Lexo edhePesë komuna mbesin pa përfaqësues në Kuvend
Ai ka njoftuar se Policia ka konfiskuar tre armë të shkurtra që dyshohet se janë përdorë në rast dhe se hetuesit policorë po merren me kompletimin e dëshmive, deklaratave dhe kompletimin e rastit.