Katër komuna mund të kthehen në karantinë nëse vazhdon rritja e rasteve
BILLI

Lexo edheNdërron jetë Daja, u arrestua për grabitjen e miliona eurove në Rinas

“Është shtuar rreziku që të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës e në veçanti në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit dhe Fushë Kosovës”.
Nga IKSHPK-ja vlerësohet se pakujdesia e qytetarëve mund të rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit. Është thënë se mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor, “me pasoja të paparashikueshme deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve”.
IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar që të respektohen masat mbrojtëse dhe plani për masat lehtësuese. Kyçe është mbajtja e distancës, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve.

Lexo edheNdërron jetë Daja, u arrestua për grabitjen e miliona eurove në Rinas
Të premten janë konfirmuar 11 raste të reja me koronavirus.