Karius: Më falni që jua humba finalen

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, i ka kërkuar falje klubit dhe bashkëlojtarëve pas dy gabimeve të tmerrshme që i kushtuan skuadrës së tij me humbje në finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Madridi e fitoi titullin e tretë më radhë në Ligën e Kampionëve pasi zëvendësuesi Gareth Bale shënoi dy gola në triumfin 3-1 ndaj Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.
Por, gabimet trashanike të Kariusit patën ndihim tejet të madh në rezultat, pasi portieri gjerman në mënyrë të pabesueshëm e hodhi topin drejt e në këmbën e Karim Benzams për golin e parë.
Bale më pas shënoi gol të jashtëzakonshëm me gërshërë për 2-1. Karius e bëri edhe një gabim tjetër të madh kur tentoi ta kapte një top të goditur nga Bale nga distanca, i cili i rrëshqiti nga duart dhe përfundoi në rrjetë.

Lexo edheRamos boksier, fillojnë ironit pas ndërhyrjes në Salah (FOTO)
“Nuk mund të ndiej asgjë tani. Sot, ia humba ndeshjen ekipit”, ka thënë Karius për TalkSPORT.
“Iu kërkoj falje të gjithëve. I kërkoj falje të gjithëve, ekipin dhe tërë klubit. Gabimet e mia nga kushtuan shtrenjtë”, shtoi ai. /Gazeta Express/














