back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaShowBiz​Karim Adeyemi e Loredana gjobiten me mbi 400 mijë euro

​Karim Adeyemi e Loredana gjobiten me mbi 400 mijë euro

Të ngjajshme

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur...

Arrestohet në burrë në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një femër

Një vajzë raportohet të jetë dhunuar në Gjakovë, e...

​Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030

Shqipëria hedh hapin e radhës drejt modernizimit financiar me...

Arrestohen një shqiptar dhe një serb në Pejë, konfiskohet sasi narkotikësh

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme rreth orës...

Sulmuesi i Borussia Dortmund Karim Adeyemi është gjobitur me 450 mijë euro, pas zbulimit të armëve të ndaluara në pronësinë e tij dhe të partneres së tij Loredana Zefi.

Sipas Bild, ngjarja i përket rreth një viti më parë, kur policia gjeti “dy objekte të klasifikuara si armë të ndaluara” në sendet e çiftit, duke çuar në ngritjen e procedurave penale. Gjykata gjermane vendosi një gjobë të rëndë ndaj Adeyemit, e cila do të shlyhet në 60 këste prej 7.500 eurosh.

Adeyemi nuk ka komentuar publikisht, ndërsa përmes menaxherit Jorge Mendes është dhënë sqarimi se armët nuk janë blerë prej tyre, por kanë qenë pjesë e një “mystery box” të porositur përmes TikTok, një pretendim që ligjërisht nuk ndryshon përgjegjësinë për posedim.

Borussia reagoi menjëherë me një deklaratë zyrtare duke theksuar se është në komunikim të vazhdueshëm me lojtarin dhe autoritetet, por nuk ka konfirmuar nëse priten masa të brendshme disiplinore.

Federata gjermane e futbollit DFB mund të shqyrtojë çështjen, nuk pritet një dënim i rëndë, pasi rasti lidhet me posedim dhe jo përdorim të armëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz