Kaq pritet të jenë pagat në sektorin publik me projektligjin e ri, kush do të paguhet më së shumti

Projektligji për pagat në sektorin publik nuk është përcaktuar vlera monetare e koeficientit, por thuhet se kjo gjë do të vendoset me ligjin vjetor të buxhetit. Me këtë projektligj parashihet që Presidentja e Kosovës ta ketë pagën më të madhe në vend, me koeficient 18. Pas saj radhitet Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 17.5. Paga e kryeministrit është parapa ta ketë koeficientin e njejtë me atë të Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurorit të shtetit, me koeficient 17.
Shefi dhe zëvendësshefi i Stafit në Presidencë do ta ketë koeficientin 13. Shefi i Stafit në Zyre të Kryeministrit dhe Kuvendin e Kosovës me koeficient 12.5. Këshilltarët politik me koeficient mbi 10.
Pozita e Komandantit të FSK-së është parapa të paguhet me koeficient 15, ndërsa koeficientin 15.5 do ta ketë pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës pritet ta ketë koeficientin 14.5. Ndërsa në Shërbimin Korrektues të Kosovës, udhëheqësi i pavionit është parapa ta ketë koeficientin 7.3.
Rektori do ta ketë koeficientin 14.2, dekani 12.8 dhe profesori i rregullt 12.4. Drejtori i Shkollës së Mesme të lartë 6.4 dhe mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Lartë 5.8.
Mësimdhënësi në institucionet parashkollore 5.2, edukatorët 5.
Pozita e Drejtuesit në Shëndetësi është 12.4, Mjek në Specializim 8, Mjek i përgjithshëm, Stomatolog, Farmacist 7.4, Laborant, Infermier, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist, 5.6.
Ambasadori do ta ketë koeficientin 10.
Kryetari i kryeqytetit do ta ketë koeficientin 15, ndërsa kryetarët e komunave do ta kenë koeficientin në bazë të numrit të banorëve që ka komuna. Përshembull komuna që ka mbi 100 mijë banorë, kryetari i saj do ta ketë koeficientin 13.

Lexo edheBuzhala: Rryma më së shumti vidhet në rajonin e Mitrovicës (VIDEO)
Në dokumentin më poshtë mund t’i shihni koeficientët për të gjitha pozitat në sektorin publik, koeficientet janë parapa edhe për nëpunës të shërbimit civil, nëpunësi i administratës së shërbimit publik dhe nëpunësi teknik dhe mbështetës.
Të gjitha pozitat e punës klasifikohen në bazë të klasave duke filluar nga klasa A.
Për më shumë shihni dokumentin e plotë:
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ky ligj nuk duhet assesi të kalojë.
“Projektligj qenka një sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim. Është kundër gjithëçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma me reforma në dekadën e fundit”, shkruan ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
/Gazeta Express














