Dy shtetas të Kosovës janë kapur nga autoritetet italiane derisa po tentonin të hynin ilegalisht nga Shqipëria.
Indeksonline ka mësuar nga burimet brenda policisë së shtetit se shtetasit M.Xh dhe M.Xh, 75 dhe 67 vjeç do të ndiqen sipas kodit penal, neni 189. Me rastin aktualisht është duke u marrë Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Durrës.
“Më datë 11.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit M.Xh dhe M.Xh, vjeç 75 e 67, banues në Kosovë, kthyer nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se u kapën duke udhëtuar me dokumente të falsifikuara”, kanë deklaruar në Polici.