back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeKapen 2 nga grabitësit e bankës, në Shtime

Kapen 2 nga grabitësit e bankës, në Shtime

Të ngjajshme

Shumë derbi në 1/8-ën e finales se Kupës së Kosovës

Shorti i Kupës së Kosovës në futboll për edicionin...

“Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës”/ Takohen Osmani dhe Begaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot...

Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE

Pasi Komisioni Evropian publikoi raportin e tij vjetor të...

Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale të Ferizajt, mbrëmë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale grabitje me armë.

Rasti ka ndodhur me 02.09.2019 rreth orës 08:15 minuta në filialën e bankës Reiffeisen në Shtime, ku katër persona të dyshuar dhe të maskuar kan hyrë me forcë në lokalet e bankës dhe nën kërcënim të armëve , nga punëtorja kishin marrë rreth 2500 euro dhe 300 franga zvicerane dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin janë arrestuar personat e dyshuar A.L.(m/sh/k 37 vjeçar) dhe K.H.(m/sh/k 41vjeçar) të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Si prova materiale janë konfiskuar dy vetura me targa vendore ,të cilat bashkë me provat tjera do t’i bashkangjiten lëndës.

Janë duke vazhduar hetimet edhe për personat tjerë të dyshuar të këtij grupi të cilët janë të njohur për policinë. Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz