back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportKaos dhe gola në Torino – Juventus i pamëshirshëm ndaj Interit në...

Kaos dhe gola në Torino – Juventus i pamëshirshëm ndaj Interit në fundin dramatik!

Të ngjajshme

Një penallti e humb, një e shënon / Korenica bën gol në Rumani

Skuadra e Clujit është duke luajtur ndaj Metaloglobus Bucharest,...

Sami Lushtaku: Lista Serbe dhe Nenad Rashiq s’kanë asnjë dallim

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherit kandidati për...

Yllka Kuqi 42, por ende me shkëlqim si të ishte 22 (Foto)

Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, këtë verë ka pasur...

Në një nga ndeshjet më të zjarrta të javës së tretë në Serie A, Juventus ka dalë fitues ndaj Interit me rezultat dramatik 4:3, duke e siguruar fitoren e tretë radhazi dhe duke ngjitur në kuotën e plotë prej 9 pikësh.

Bardhezinjtë kaluan në epërsi që herët me golin e L. Kelly në minutën e 14-të, pas një asisti nga Bremer.

Interi barazoi në minutën e 30-të përmes një goditjeje precize nga Hakan Calhanoglu. Por talenti turk i Juventusit, Kenan Yildiz, riktheu epërsinë në minutën e 38-të, sërish pas një asistimi të dytë nga Bremer, transmeton lajmi.net.

Pjesa e dytë solli edhe më shumë emocione. Calhanoglu barazoi sërish për Interin në minutën e 65-të, ndërsa Marcus Thuram përmbysi rezultatin në të 76-ën, duke e kaluar Interin për herë të parë në avantazh.

Por Juventusi nuk u dorëzua. Khephren Thuram, në një skenar ironik ku përballej me vëllain e tij Marcus, barazoi në minutën e 83-të pas një asisti të shkëlqyer nga Yildiz.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, V. Adzic shënoi në minutën 90+1 pas një pasimi nga J. David, duke i dhënë fitoren spektakolare “Zonjës së Vjetër”.

Pas kësaj fitoreje, Juventus kryeson me 9 pikë të plota, ndërsa Interi, me vetëm një fitore nga tri ndeshje, mbetet me 3 pikë dhe përballet me presion të rritur në javët në vijim./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz