BallinaLajmeE quajti Osmanin ‘frizere’, sqarohet Konjufca

E quajti Osmanin ‘frizere’, sqarohet Konjufca

Të ngjajshme

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj raportimeve që ndërlidhen me deklaratën e tij në një tubim në Ferizaj, ku ai e quajti ish-presidenten Vjosa Osmani ‘frizere’.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca këto pretendime i ka cilësuar si “luftë speciale” dhe shtrembërim të qëllimshëm të fjalëve të tij, raporton IndeksOnline.

Sipas Konjufcës, gjatë një ndërhyrjeje nga një ‘pseudogazetar’ është përdorur termi “frizere”, të cilin ai e ka kundërshtuar duke theksuar se shumë gra dhe vajza në Kosovë jetojnë me ndershmëri nga ky profesion dhe mbajnë familjet e tyre.

Ai ka sqaruar se deklarimi i tij nuk kishte të bënte fare me Presidenten Vjosa Osmani dhe se mediat kanë nxjerrë jashtë kontekstit vetëm termin e përdorur për të ‘krijuar një narrativë të pavërtetë’.

Postimi i plotë:

Unë rrallë reagoj për lajme të rreme, sepse sot kjo të imponon të reagosh pothuajse çdo orë. Por kjo luftë speciale e sontme nuk më la indiferent. Meqë po e vërej qartë se prapa këtij shtrembërimi të qëllimshëm ekzistojnë qindra mekanizma të riprodhimit me një qëllim vërtet të keq. E qëllimi është kontaminimi i skenës politike edhe në hapësirat e fundit.

Në një tubim në Ferizaj, një pseudogazetar më ndërpreu dhe e përdori termin ‘frizere’. Pyetjen as që e dëgjova saktë për shkak të zhurmës dhe artikulimit. Ky term më pengoi dhe ia sqarova atij se shumë vajza e gra në popullin tonë e bëjnë këtë punë fisnike dhe e mbajnë familjen e tyre. Gjithashtu ia shpjegova se pikërisht për këtë shkak ky profesion është përfshirë edhe në programin e arsimit dual të inauguruar nga qeveria. Pra, diskutimi im pati vetëm një qëllim specifik: vërejtjen time që një term i tillë të mos përdoret në mënyrë përçmuese.

Asnjë diskutim imi nuk ka pasur të bëjë me Presidenten Osmani. Mediat qëllimkëqija, për kushedi çfarë kalkulimesh, e prenë vetëm termin ‘frizere’ dhe më pas ndërtuan rrëfimin e tyre të paqenë. Të gjithë ata që më njohin, e edhe vetë znj. Osmani, me të cilën kam bashkëpunim të gjatë dhe respekt të ndërsjellë, të cilin e ruaj edhe sot, e dinë qasjen time në politikë.

Për çdo rast, të gjithë atyre që ky konstrukt i inxhinieruar i luftës speciale i ka lënduar, u kërkoj ndjesë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz