BallinaLajmeKamenica synon shkollë të përbashkët për të gjitha komunitetet, por s’ka para...

Kamenica synon shkollë të përbashkët për të gjitha komunitetet, por s’ka para për ta ndërtuar

Të ngjajshme

Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

Ish-banori i Big Brother Vip 5, Gimbo, i ftuar...

Sot zhvillohet derbi i madh kosovar, Gjilani-Drita

Sot (e diele) do të zhvillohen edhe tre përballje...

Skuadra shqiptare e përjashton ish-lojtarin e Ballkanit, dyshohet se shkaktoi qëllimisht penallti!

Skuadra e njohur shqiptare, Flamurtari ka përjashtuar kapitenin e...

Arbeloa: Rudigeri është shembull për futbollistët e rinj

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, e ka mbrojtur...

Kamenica është një prej komunave që ka një treg të përbashkët për të gjithë banorët e saj. Por personat që frekuentojnë tregun janë kryesisht në moshë të mesme ose të shtyrë dhe drejtuesit e rinj të komunës, frymën multietnike po synojnë ta instalojnë në moshat më të reja.

E këtë po synojnë duke i bërë bashkë nxënësit shqiptarë, serbë e të komuniteteve të tjera, duke ndërtuar objekte të përbashkëta.

Aktualisht në objektin e shkollës “Desanka Maksimovic”, mësojnë bashkë nxënësit e komuniteteve që janë në fillore, gjimnaz dhe të mesmen teknike, që në tërësi janë mbi 250 nxënës, raporton KTV.

Një prej nxënësve të kësaj shkolle ishte edhe nënkryetari i Komunës, Bojan Stamenkoviq, thotë se po synojnë t’i bëjnë bashkë nxënësit shqiptarë e serbë dhe të komuniteteve të tjera.

“Fëmijët nuk e kanë barrën e së kaluarës”, thotë kryetari Qëndron Kastrati, që iniciativën e tij e sheh si një hap të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Objekti i shkollës për pjesëtarët e komuniteteve, është fare afër me objektet për nxënësit kosovarë, që edhe ishin bërë bashkë në aktivitete të ndryshme, por tani synohet që të shkohet një hap më tutje.

Në mungesë të fondit për investime kapitale, kreu i komunës Kastrati u është drejtuar me një letër shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ambasadorit amerikan, Greg Delawie, ku gjerësisht janë shpjeguar ideja dhe objektivat e projektit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz