BallinaRegjionaleMitrovicëKamberi: Adrijana Hoxhiq krahu i djathtë i Goran Rakiq

Kamberi: Adrijana Hoxhiq krahu i djathtë i Goran Rakiq

Të ngjajshme

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt...

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...

Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës, Safet Kamberi, ka reaguar ndaj emërimit të Adrijana Hoxhiq, në postin e ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Me këtë rast Kamberi ka thënë se ky emërim është bërë me bekimin e Listës Serbe.

“Sot, me bekimin e Listës Serbe, Kryeministri Haradinaj ka emëruar Ministre të Pushtetit Lokal njërën nga pengueset kryesore të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në veriun e Mitrovicës”.

 

 

Safet Kamberi i cili vije nga radhët e Lidhjes Demokratike ka shtuar se Adrijana Hoxhiq ishte krahu i djathtë i Goran Rakiqit, i cili ishte kryetari i Mitrovicës Veriore.

“Që nga ardhja e Rakiqit si Kryetar i Komunës Veriore të Mitrovicës, ajo ishte dora e djathtë e tij në misionin e tyre të vetëm për të mohuar të drejtat e shqiptarëve në atë pjesë”.

Ndër të tjera ai veprimet e ministres së sapoemëruar i quajti ekuivalente me atë të ish-ministrit Todosijeviq.

Në fund ai pati edhe një porosi për kreun e ekzekutivit:

Kryeministër, t’ka verbu pushteti!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz