back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaJetëKurioziteteKaloi 40 vjet në burg, dëmshpërblehet me 21 milionë dollarë

Kaloi 40 vjet në burg, dëmshpërblehet me 21 milionë dollarë

Të ngjajshme

“Qajte se të la”, Alba përplaset me Dolcen për Limin

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe...

Mot i vranët e me shi

Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa...

Rinumërimi – Deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga rinumërimi i votave, mbi 80 mijë vota të...

Një burrë në Kaliforni do të dëmshpërblehet me 21 milionë dollarë pasi ka kaluar thuajse 40 vjet prapa hekurave, i dënuar gabimisht për vrasjen e të dashurës dhe djalit të saj 4-vjeçar.

Craig Richard Coley, i cili u lirua nga burgu në nëntor 2017, kur ishte 70 vjeç, pranoi të shtunën të merrte shumën e majme si kompensim për dënimin e padrejtë që kishte kryer. Ai ishte dënuar për vrasjen e të dashurës 24-vjeçare Rhonda Wicht dhe djalit të saj Donald, në vitin 1978. Fajësia e tij u anulua për shkak të përdorimit të analizave të ADN-së.

 

 

Viktimat: Rhonda Wicht dhe djali i saj Donald

Policia arrestoi Coleyn në të njëjtën ditë që gjeti trupat e pajetë pasi mësoi se çifti ishte ndarë një ditë më përpara. Ai u shpall fajtor nga juria dhe për katër dekada qëndroi në qeli edhe pse nuk e pranoi kurrë se kishte kryer krimin.

Vite më vonë ai bëri një kërkesë për lirim me kusht, duke pretenduar se hetuesi i çështjes kishte shkatërruar dëshmi vendimtare që kishin sjellë dënimin e tij. Në vitin 2016, hetimi u rihap dhe falë përdorimit të analizave moderne, ADN-ja e Coleyt nuk u gjet në provat kyçe që ishin përdorur për ta dënuar, pasi i përkiste një personi tjetër. Në total ai ka kaluar në burg 13 991 ditë për një krim që nuk e kishte kryer.

Coley në qeli (m) dhe në ditën e arrestimit (d)

Autoritetet vendore në qytezën Simi Valley thanë se nga e gjithë shuma e kompensimit, Coley do të merrte vetëm 4,9 milionë dollarë para në dorë, ndërsa pjesa tjetër do të shlyhej në mënyra të tjera.

Të Fundit

Sport

ShowBiz