Kalimi ne mes këtyre dy shteteve mund të bëhet me teleferik
03

Lexo edheMaska me qepë që rrit flokët tuaj me shpejtësi marramendëse

Kina dhe Rusia do të ndërtojnë një teleferik përgjatë lumit në kufirin midis tyre, për të nxitur turizmin dhe për të lehtësuar kalimin kufitar midis dy vendeve.
Teleferiku do të kalojë nëpër lumin Heilongjiang, duke lidhur Heihe-në në provincën Heilongjiang të Kinës Verilindore me Blagoveshçenskun në Rusi.
Ky do të jetë teleferiku i parë ndërkufitar për pasagjerët në mes të dy vendeve.

Lexo edheMaska me qepë që rrit flokët tuaj me shpejtësi marramendëse
Ndërtimi i teleferikut, me investim prej 799 milionë juanësh, ose 120 milionë dollarë amerikanë, nga pala kineze, pritet të fillojë në pranverën e vitit 2018. /trt/