Kalimi i AKR-së te PAN-i, reagon Pacolli
BILLI
Lexo edheKy është plani sekret i PDK-së për ta djegur Haradinajn, sipas zyrtarit të LDK-së
Sekretari Organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka demantuar lajmin se kjo parti ka negociuar me PAN-in për një përfshirje të mundshme në qeverisje.
Pacolli ka thënë për lajmi.net se asnjë negociatë dhe asnjë takim nuk është zhvilluar me asnjë nga përfaqësuesit e PAN-it, madje ai ka mohuar edhe se mund të ketë negociata për një koalicion të mundshëm.
“Qëndrimi i AKR-së është i ditur tashmë, nuk do të bëjmë koalicion me PAN-in dhe nuk do të negociojmë. Për këtë jemi deklaruar edhe më herët. Shkrimet në media janë tërësisht spekulime dhe të pavërteta”, ka thënë Pacolli.

Lexo edheKy është plani sekret i PDK-së për ta djegur Haradinajn, sipas zyrtarit të LDK-së
Ndryshe, AKR është në koalicion me LDK-në dhe pritet t’i ketë të paktën 5 deputetë në parlament.