Kalaja në Kosovë që i përngjanë skenave të serialit të famshëm ‘Games of Thrones’

Kalaja e Artanës ose Kalaja e Novo Bërdës ndodhet në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, është një kala mesjetare dhe monument i kulturës në Artanë, e cila në fotografitë e bëra së fundit i ngjanë skenave të serialit të famshëm “Games of Throne”, shkruan Gazeta Metro.
Ndërtimi i takon tipit fortifikatë. Kalaja përbëhet nga dy pjesë të ashtuquajtura Kalaja e sipërme dhe Kalaja e poshtme. Kalaja e sipërme ka gjashtë kulla; kulla lindore dhe ajo perëndimore kanë bazë drejtkëndëshe, kurse të tjerat bazë katrore, dhe ka një sipërfaqe rreth 0.05 hektarë.
Kalaja e sipërme ka qasje vetëm nga pjesa lindore. Nga pjesët tjera, pjerrtësia e kodrës është shumë e rrëpirët në drejtim të luginës. Në pjesën lindore, terreni ngrihet gradualisht dhe kalon në një kodër tjetër më të vogël, në platenë e epërme, nën të cilën gjenden rrënojat e një kishe të madhe mesjetare të tipit katedrale.

Lexo edhe“Kulla e Arnueme” në Fishtë, që po bën xhiron e rrjetit në botë!
Kalaja ndodhet në Komunën e Artanës, rreth 30–35 km në perëndim prej Gjilanit dhe rreth 39 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, ku ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare të Novobërdës./gazetametro.net














