back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKajtazi për Kurtin: 2021-ta ishte aksident politik, me votë e sollëm në...

Kajtazi për Kurtin: 2021-ta ishte aksident politik, me votë e sollëm në pushtet, me votë po e largojmë nga pushteti

Të ngjajshme

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka komentuar mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor, ndërsa u shpreh se rënia e Lëvizjes Vetëvendosje, për të është lajm i mirë.

Kjo siç tha ai meqë 2021-ta ishte aksident politik, meqë në ardhjen e Kurtit në pushtet, pohoi se ndikuan shumë faktorë, transmeton klankosova.tv.

”2021-ta ishte një aksident politik, në të cilin ndikoi pandemia, ndikoi izolimi, ndikoi rrëzimi i qeverisë, ndikoi shkuarja e zotrit Thaçi e zotrit Veseli në Hagë, ndikuan shumë faktorë që neve me na ardhë në pushtet Albin Kurti, një autokrat që provoi shumëçka me rrënu demokracinë”.

”Me rrënu gjyqësorin, prokurorinë, mediat, me rrënu gjithçka që ai e konsideronte që nuk është me ta. Ky është lajm fantastik”.

”Albin Kurti nuk është më kryeministër, por opozita duhet të punojë mirë dhe aq fort, që ky njeri të mos kthehet kurrë më në pushtet, sepse kurdo që kthehet, zullumin e njëjtë ka me bo”.

”Kështu Albin Kurti sot e ka marrë një goditje meritore, jo sa kisha dashtë unë. Albin Kurti e meriton me e marrë vetëm votën e militantëve të vet, përndryshe kanë besu njerëzit, kjo është demokraci”.

”Me votë e sollëm në pushtet me votë po e largojmë prej pushtetit”.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz