back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli: Të vendosim drejt karshi kërkesave të SHBA-ve, kalkulimet elektorale nuk...

Kadri Veseli: Të vendosim drejt karshi kërkesave të SHBA-ve, kalkulimet elektorale nuk po i bëjnë mirë Kosovës

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherish lideri i Partisë Demokratike, ka thënë se shteti i Serbisë nuk ka treguar asnjë përpjekje për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Por Veseli ka deklaruar sot në fjalën e tij të rastit para deputetëve, se nga kërkesa e vendosur e SHBA-ve dhe e Bashkimit Europian, lidershipi kosovar duhet të marrë vendim të drejtë për të mos dalur humbës si shtet, njofton Klan Kosova.

”Në muajt e fundit, keni parë iniciativat e SHBA-së dhe BE-së për një proces përfundimtar të Dialogut.

”Serbia, deri më sot, nuk ka treguar racionalitet në këto përpjekje për normalizim raportesh me Kosovën”.

”Dialogu me Serbinë nuk është popullor dhe u kushton politikisht atyre që përfshihen në këtë proces”.

”Por, tani, me kërkesën e vendosur të SHBA-ve dhe BE-së, ne duhet të vendosim drejt – mes asaj që çfarë fitojmë si parti politike dhe asaj çfarë fiton kombi dhe shteti ynë”.

”Çdoherë kur kemi vënë përpara interesin e vendit dhe racionalitetin shtetëror, kemi pasur sukses”.

”E kaluara e dëshmon më së miri këtë”.

”Gati 100 vjet kemi derdhur gjak, por nuk ia kemi dalë ta heqim qafesh robërinë. Nuk ia kemi dalë, sepse ishim të vetmuar, nuk kishim miq dhe zëri ynë nuk dëgjohej aty ku merreshin vendimet e mëdha politike për ne”

”Në Dialog nuk shkojmë vetëm për marrëveshje me Serbinë”.

”Ne Dialog shkojmë, sepse rruga jonë, përcaktimi ynë,ështëqë çdo mosmarrëveshja ta zgjidhim në mënyrë paqësore”.

”Ky është orientimi ynë”.

”Në këtë proces, kalkulimet elektorale, qasjet individuale, protagonizmat dhe inatet – nuk po i bëjnë mirë Kosovës”.

Është koha t’i lëmë këto”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz