BallinaLajmeKadri Veseli ngushëllon nga afër familjen Shala

Kadri Veseli ngushëllon nga afër familjen Shala

Të ngjajshme

U la jashtë skuadrës së Anglisë, Tuchel: Alexander-Arnold duhet ta pranojë

“Preferova të tjerë futbollistë”, kështu u justifikua Thomas Tuchel...

​Nagavci: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe nuk sjellin rezultat

Shefja e grupit parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkuar për ta ngushëlluar nga afër familjen Shala.

Veseli nëpërmjet llogarisë së tij Facebook, është shprehur mirënjohës ndaj veprës së doktorit, Mujë Shala.

“Sot, bashkë me Violetën, ishim pēr ngushëllime te familja Shala, e cila humbi kryefamiljarin e tyre, doktorin e njohur e humanistin Mujë Shala. Ai vendosi bazat e mjekësisë në Kosovë, si dhe shëroi plagët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Perjetë mirënjohës veprës së tij”, ka shkruar Veseli, transmeton Klan Kosova.

Mujë Shala ka vdekur më 13 gusht të këtij viti.

Shala gjatë kohës së luftës në Kosovë, ishte angazhuar në radhët e UÇK-së, në Spitalin Ushtarak në Zonën Operative të Drenicës, ku edhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile të asaj zone.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz