BallinaLajmeKadri Veseli: Marrëveshja për Qeverinë e re, sukses i madh i shqiptarëve...

Kadri Veseli: Marrëveshja për Qeverinë e re, sukses i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se marrëveshja e sotme për qeverinë e re ndërmjet BDI-së së Ali Ahmetit dhe LSDM të Zoran Zaev, është sukses i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se kryeministri i parë shqiptar në shtetin fqinj e bën të veçantë dhe historike këtë marrëveshje.

“Urimet e mia dhe të PDK-së për sjelljen e votuesve shqiptarë në këto zgjedhje, si dhe për BDI-në e Ali Ahmetin që po vazhdojnë t’i përfaqësojnë më së miri interesat e shqiptarëve atje”, ka shkruar Veseli.

LSDM dhe BDI arritën marrëveshje koalicioni për Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, me mandat 4-vjeçar. Zaev paralajmëroi se do të shfuqizohet Qeveria e Përzhinos dhe se në vend të saj në 100 ditët e fundit Qeverinë do ta udhëheqë një kryeministër tjetër i propozuar nga BDI-ja.

Dy liderët nuk prezantuan planet e tyre për ndarjen e posteve qeveritare. Por, Zaev njoftoi se kryetar i Kuvendit do të vazhdojë të jetë Talat Xhaferi nga BDI-ja.

Ai tha se me BDI-në janë pajtuar që gjatë mandatit katërvjeçar bashkërisht të punojnë në ndarjen e përgjegjësive sikur dhe përbërjes së qeverisë së re.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz